Platini kërkon Maldinin tek UEFA
Në fund të këtij sezoni, Paolo Maldini do t‘i japë lamtumirën futbollit të luajtur. Duket pothuajse e pamundur që kapiteni legjendar të punojë në një pozicion të rëndësishëm te Milani, edhe sepse ai parapëlqen punën në ekipet zinxhir. Por, Platini i ka bërë një ofertë të parezistueshme, duke i hapur derën: konsulent pranë UEFA-s në të gjitha fushat.