E Diel, 1 Nëntor 2026

Policia, gjobë edhe këmbësorëve

Policia e Fierit ka nisur këto ditë një tjetër aksion për parandalimin e aksidenteve rrugore, ku penalizmit nuk i kanë shpëtuar edhe këmbësorët. Kështu, vetëm në një ditë, në këtë qark, 10 persona janë penalizuar me nga 500 lekë, ndërkohë që 30 të tjerë janë këshilluar. Në nivel qarku janë vendosur 398 masa administrative që kapin shifrën e 227 mijë lekëve. Nga ky aksion i zhvilluar janë bllokuar 32 mjete, nga të cilat 27 janë motoçikleta dhe 5 automjete. Sipas të dhënave nga policia e qarkullimit, mësohet se janë vendosur edhe 175 gjoba.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›