"Populli ka nevoje urgjente per qartesimin e te ardhmes"
Ekipi i Unitetit ka leshuar dje nje deklarate te posacme, ku thuhet se populli i Kosoves "ka nevoje urgjente" per qartesimin e se ardhmes se vet. "Pas tete vjet paqartesie, populli i Kosoves ka nevoje urgjente per qartesimin e se ardhmes se vet. Propozimi i te derguarit te posacem te OKB-se, z. Marti Ahtisaari, duke perfshire rekomandimin e tij per 'pavaresi te mbikeqyrur', si dhe pakon e masave per mbrojtjen e minoriteteve te Kosoves, ofrojne nje baze solide per ta cuar Kosoven dhe rajonin drejt nje te ardhmeje me te ndritur euroatlantike", thuhet ne deklaraten e Ekipit te Unitetit. Reagimi erdhi ne prag te mbylljes se procesit te bisedimeve per statusin e Kosoves dhe dorezimin e raportit te Treshes te sekretari i Pergjithshem i OKB-se.
Ekipi i Unitetit rikujton se per me shume se dy vjet ka marre pjese ne negociatat per statusin e ardhshem te Kosoves dhe veren se bisedimet e fundit, te udhehequra nga treshja SHBA-BE-Rusi, qe perfundojne me 10 dhjetor, "nuk kane sjelle asnje rezultat te pranueshem per Beogradin dhe Prishtinen". Me kete rast, Ekipi i Unitetit rikonfirmon se eshte gati qe te marre persiper detyrimet e perfshira ne propozimin e Ahtisaarit. "Ne, se bashku me anetaret e sapozgjedhur te Kuvendit te Kosoves, synojme te punojme ne koordinim te ngushte me partneret tane nderkombetare per ta zgjidhur statusin e Kosoves. Me heret kemi bere para Treshes 'nje angazhim pa kushte' per te mos perdorur dhune, kercenime apo frikesime. Kete e perserisim sot edhe nje here, duke u angazhuar se do te bejme cdo gje brenda fuqive tona per te siguruar qe situata e sigurise ne Kosove te mbetet e qete", thuhet ne deklaraten e Ekipit te Unitetit.