E Diel, 1 Nëntor 2026

Thaci: Jemi gati per pavaresi

PARIS - Kosova ishte dhe eshte e gatshme per mevetesi. Ne nje interviste per gazeten franceze "Journal du Dimanche" (JDD), Hashim Thaci u shpreh dje i gatshem per pavaresi, por refuzoi te caktoje nje date per kete. Kryeminister i pritshem i Kosoves pas zgjedhjeve te 17 nentorit, Thaci, theksoi se "Kosova ishte e gatshme per pavaresi, qe ne qershor te vitit 1989 dhe vazhdon te jete edhe sot". Nderkaq, shtoi se nje afat tjeter shtese per bisedime vetem se do te nderlikonte procesin. "Nese Keshilli i Sigurimit deshton ne marrjen e nje vendimi per statusin e saj final, ne do te punojme ne bashkepunim te ngushte me aleatet tane nderkombetare, per te arritur pavaresine tone", shpjegoi Thaci.
Ish-lideri i UCK-se siguroi se "politika ime e bashkepunimit me aleatet tane nuk bazohet ne data fikse, por ne parime besimi dhe respekti reciprok". Sakaq paralajmeroi: "Tashme u duhet dhene fund lojerave. Ka ardhur koha te merren vendime, qe t'u japin mundesi te reja paqes, stabilitetit dhe prosperitetit ne Ballkanin Perendimor".

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›