E Diel, 1 Nëntor 2026

Pranga belgut, trafikonte gra

Një belg është arrestuar nga Policia e Tiranës, pasi akuzohet për dhënie ndihme për kalim të paligjshëm të kufirit. Burimet zyrtare nga Drejtoria e Policisë së Tiranës bënë të ditur se forcat policore të Rinasit kanë arrestuar dje 36-vjeçarin Marsel Bisiauc, i cili është kapur në tentativë për të kaluar një shqiptare nëpërmjet aeroportit. Sipas grupit hetimor, ai u kap me një vajzë 26-vjeçare nga Shkodra, e cila shoqërohej edhe nga vëllai i saj. Belgu kishte falsifikuar pasaportën e bashkëshortes së tij, që përkundrejt një pagese të majme e kishte vënë në dispozicion të shqiptares, me qëllim kalimin e paligjshëm të saj në drejtim të Belgjikës.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›