E Diel, 1 Nëntor 2026

Tiranë, vidhet lotaria sportive

Një lotari sportive ka rënë pre e hajdutëve të natës, por fatmirësisht nuk janë vjedhur shumë para. Burimet policore bënë të ditur se mëngjesin e djeshëm, Bardhi Gërmeni është paraqitur në Komisariatin Nr. 2 dhe ka denoncuar se gjatë natës ishte vjedhur lotaria e tij sportive. Ai ka treguar se hajdutët kishin thyer derën e pasme të ambientit të lotarisë dhe kishin marrë në sirtar rreth 30 mijë lekë. Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur në rrugën "Irfan Tomini", tek Ura Teknologjike. Menjëherë pas denoncimit, policia ka kryer këqyrjen e vendit të ngjarjes dhe ka nisur punën për dokumentimin e saj dhe identifikimin e autorëve. Policia tha se vjedhja e ndodhur u konstatua mëngjesin e djeshëm.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›