Sherri, plagosen rëndë dy persona
Dy persona kanë përfunduar në spital pas një sherri me dy të rinj, ndërkohë që policia ka prangosur agresorët. Burimet policore të kryeqytetit bënë të ditur se dje janë arrestuar Idriz Meziri, 21 vjeç dhe Klajdi Prenga, 22 vjeç. Arrestimi i tyre është kryer nga Komisariati Nr. 2, pasi dyshohet se janë autorët e plagosjes së një 48-vjeçari dhe një 40-vjeçari. Sipas grupit hetimor, ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:30 të së premtes në rrugën "Muhamet Gjollesha". Dy të plagosurit janë dërguar në spital, pasi kishin marrë plagë në kokë me mjete të forta dhe kur gjendja shëndetësore e tyre është përmirësuar, ata kanë rrëfyer emrat e agresorëve të tyre.