President Topi priti Ministrin e Mbrojtjes së Rumanisë, Teodor Meleşcanu.

7 dhjetor 2007
Presidenti i Republikës, Bamir Topi priti sot paradite Ministrin e Mbrojtjes së Rumanisë, Teodor Meleşcanu dhe delegacionin që e shoqëronte gjatë vizitës zyrtare në vendin tonë.
Kreu i shtetit shqiptar pasi vlerësoi marrëdhëniet shumë të mira bilaterale dhe nivelin e lartë të dialogut politik, që do përfocohet edhe me vizitën e ardhshme të Presidentit rumun Basescu në Tiranë, shprehu mirënjohjen për ndihmesën dhe mbështetjen e vazhdueshme të Rumanisë për përmbushjen e aspiratave integruese të Shqipërisë në NATO dhe në Bashkimin Europian.
Presidenti Topi përshkroi përpjekjet serioze dhe thellimin e reformave të Shqipërisë në sistemin gjyqësor dhe zgjedhor, pa lënë mënjanë edhe fushën ekonomike duke theksuar se përmbushja e të gjitha standarteve, përfshi edhe ato në fushën e mbrojtjes na mbush plot shpresë për të marrë ftesën e anëtarësimit në NATO gjatë Samitit të ardhshëm të Bukureshtit.
Gjatë takimit u diskutua gjerësisht edhe për situatën në rajon, zgjidhjen sa më të shpejtë të çështjes delikate të Kosovës, ku Presidenti Topi përsëriti qëndrimi tashmë të njohur të Shqipërisë se pavarësia e merituar e saj do t’i shërbente vendosjes përfundimtare të paqes dhe qëndrueshmërisë në Ballkan e më gjerë duke i hapur rrugën gjithashtu edhe integrimit europian të mbarë rajonit.
Ministri i Mbrojtjes rumun Meleşcanu, pasi falenderoi për pritjen dhe bashkëpunimin, theksoi vullnetin e Rumanisë për të ndihmuar dhe mbështetur fuqimisht Shqipërinë në rrugën e saj integruese drejt strukturave euro-atlantike.
Në takim mori pjesë edhe Ministri i Mbrojtjes i Republikës së Shqipërisë, Fatmir Mediu