Presidenti Topi u prit në audiencë nga Ati i Shenjtë, Papa Benedikti XVI.

6 dhjetor 2007
Presidenti i Republikës, Bamir Topi, i shoqëruar nga Zonja e Parë, Teuta Topi, dy vajzat Nada dhe Etida, si edhe nga delegacioni zyrtar në përbërje të të cilit ishin edhe deputetët e Kuvendit të Shqipërisë, Pal Dajçi, Frrok Gjini, Nikollë Lesi dhe Tritan Shehu, u prit sot paradite në një audiencë të veçantë nga Ati i Shenjtë, Papa Benedikti XVI.
Kreu i shtetit shqiptar vlerësoi marrëdhëniet e hershme dhe shumë të mira të Shqipërisë me Selinë e Shenjtë, shprehu mirënjohjen për ndihmesën e vyer dhe rolin që Vatikani ka luajtur për ringjalljen shpirtërore, morale dhe edukuese të popullit shqiptar, si edhe në mënyrë të veçantë për lumturimin e Nënë Terezës, kësaj shqiptareje të madhe, humanizmi i shenjtë i së cilës njihet dhe vlerësohet anembanë botës, duke e shndërruar në një simbol të bamirësisë, mikpritjes dhe sakrificës shqiptare.
Presidenti Topi vuri në pah harmoninë dhe tolerancën fetare që mbizotëron në vendin tonë në marrëdhëniet mes tri besimeve të ndryshme, duke theksuar rëndësinë e inkurajimit të bashkëbisedimit dhe mirëkuptimit midis feve, si pjesë e dialogut mes qytetërimeve.
Gjithashtu, Presidenti Topi, pasi informoi Atin e Shenjtë për angazhimin dhe seriozitetin e Shqipërisë në përmbushjen e aspiratave të saj integruese në strukturat euro-atlantike, si edhe për reformat e thella të ndërmarra në këtë drejtim, nënvizoi rolin moderues të Shqipërisë dhe faktorit shqiptar në interes të paqes dhe qëndrueshmërisë së rajonit të Ballkanit. Këtu u ndal në rëndësinë e zgjidhjes sa më të shpejtë të çështjes së Kosovës dhe fitimit të pavarësisë së merituar të saj, për të vendosur përfundimisht paqen dhe qetësinë në Ballkan dhe për ta orientuar atë drejt integrimit në familjen e madhe europiane.
Ati i Shenjtë theksoi lidhjet jo vetëm gjeografike, por edhe historike e kulturore të Shqipërisë me familjen europiane, aspiratën e saj për t’u bërë pjesë edhe institucionalisht e kësaj familjeje dhe uroi që kjo aspiratë e kahershme e popullit tonë të përmbushet sa më shpejt. Papa Benedikti XVI shprehu mbështetjen e tij për përpjekjet integruese të Shqipërisë dhe vlerësoi forcimin e institucioneve demokratike dhe shtetit të së drejtës, duke përshëndetur gjithashtu edhe bashkëjetesën e harmoninë ndër-fetare që karakterizon popullin shqiptar.
Presidenti Topi, në emër edhe të mbarë popullit shqiptar e ftoi Atin e Shenjtë, Papën Benedikt XVI që të vizitojë vendin tonë, ftesë e cila u mirëprit me kënaqësi dhe mori përgjigje pozitive nga Shenjtëria e Tij për t’u zhvilluar në një moment të përshtatshëm të axhendës së Tij.
* * *
Një ditë më parë, Presidenti i Republikës, i shoqëruar edhe nga Ambasadori i Republikës së Shqipërisë pranë Selisë së Shenjtë, Rrok Logu është takuar me Atin e Përgjithshëm Moceta i Kongregatës së Bijve të Zonjës së Papërlyer dhe më pas është takuar me Imzot Retrado, Përgjegjës i Këshillit Pontifik për Baritoren Shëndetësore.