Me ftesë të Presidentit Topi, mbërrin në Tiranë për një vizitë dy ditore Presidenti kroat Stjepan Mesiç.

21 prill 2008
Me ftesë të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Bamir Topi ka nisur sot një vizitë dy ditore në Shqipëri Presidenti i Republikës së Kroacisë, Stjepan Mesiç.
Presidenti Mesiç dhe delegacioni që e shoqëron është pritur në aeroportin ndërkombëtar Nënë Tereza nga delegacioni shqiptar i kryesuar nga Sekretari i Përgjithshëm i Institucionit të Presidencës, Aleksandër Flloko.
Presidenti i Republikës së Kroacisë, Stjepan Mesiç është pritur në Pallatin e Brigadave nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bamir Topi. Pas pritjes zyrtare ceremoniale me truprojë nderi të dy Presidentët kanë zhvilluar një takim kokë më kokë dhe më pas janë zhvilluar bisedime zyrtare midis dy delegacioneve.
Presidenti Topi dhe Presidenti Mesiç kanë dalë para mediave në një konferencë të përbashkët për shtyp.
Të dy Presidentët kanë përshëndetur Forumin e Biznesit Shqiptaro-Kroat i organizuar me rastin e kësaj vizite.
Presidenti i Republikës së Kroacisë, Stjepan Mesiç do takohet në ditën e parë të vizitës në Tiranë me Kryeministrin Sali Berisha, Kryetaren e Parlamentit Jozefina Topalli, Kryetarin e Bashkisë së Tiranës Edi Rama dhe do t’i adresohet me një përshëndetje deputetëve në Kuvendin e Shqipërisë.