Presidenti Topi pritet me entuziazëm nga qytetarë të Pejës.
26 janar 2008
Në vazhdim të ditës së dytë të vizitës së tij në Kosovë, Presidenti Topi ka qenë mysafir i Bashkisë së Pejës. Kryetari i Shtetit është pritur që në hyrje të Pejës nga Kryetari i Bashkisë Ali Berisha dhe mijëra qytetarë të moshave të ndyshme të dalë për t’i uruar mirëseardhjen në qytetin e tyre. Në fillim Presidenti Topi ka vendosur një tufë me lule tek busti i heroit Haxhi Zeka e më pas është ndalur edhe tek busti i dëshmorit Shkëlzen Haradinaj. Së bashku me delegacionin e lartë që e shoqëronte, Presidenti Topi ka lëvizur në këmbë duke shtrënguar duart e duke u përshëndetur me qytetarët e Pejës e më pas i është drejtuar tregut të vjetër ku ka biseduar edhe me tregtarët e tij.
I pyetur nga mediat se si ndihej nga mikpritja e jashtëzakonshme në qytetit e Pejës, Presidenti Topi është shprehur: ‘’Natyrisht këtë pritje ju gazetarët mund ta komentoni më mirë se unë që ndihem i emocionuar. por besoj se kjo mikpritje është një traditë që i shkon më së miri të gjithë shqiptarëve dhe besoj janë momente kur emocionet pozitive shfaqen dhe dalin në rrugë,është momenti kur të gjithë presin atë që e konsiderojnë si ditën e re te Kosovës. Kjo pritje besoj se është në rradhë të parë për institucionin që përfaqëson Bamir Topi dhe që Bamir Topi sjell këtu në emër të qytetarëve të Shqipëris뒒.