Presidenti Topi nderon kujtimin e heroit legjendar Adem Jashari dhe familjes së tij.

26 janar 2008
Presidenti i Republikës, Bamir Topi, Zëvendëskryeministri Oketa e delegacioni i lartë që e shoqëron së bashku me Kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Krasniqi e deputetë të tjerë vizitoi sot kompleksin përkujtimor "Adem Jashari", heroit legjendar të Kosovës në Prekaz.
Fillimisht Kryetari i Shtetit Topi ka bërë homazhe në varrezën e familjes Jashari ku prehen 59 familjarë të rënë për lirinë e Kosovës. Presidenti është shoqëruar nga nipi i Adem Jasharit, Murat Jashari, i cili i ka rrëfyer Kryetarit të Shtetit historinë e Jasharajve, si familja që ka sakrifikuar më shumë jetë për lirinë e Kosovës.
Me shumë emocion Presidenti Topi ka vizituar edhe shtëpinë-muze të heroit të Kosovës Adem Jashari dhe ka takuar anëtarët e tjerë të familjes Jashari duke lënë një shënim edhe në librin e familjes:” Eshtë një cast I vlerësimit të veprës së lavdishme të legjends së Adem Jasharit dhe familjes që mbetet një gur I fuqishëm themeli për Kosovën e re që po rilind në çastet kur pavarësia po troket në derën e çdo qytetari të Kosovës martire.Shpreh besimin e palëkundur se vepra e Adem Jasharit dhe përkushtimi i familjes për Kosovën e lirë do të jetë frymëzim për çdo shqiptar për të kuptuar që liria nuk vjen pa gjak e sakrifica.I uroj familjes Jashari që të shtohet sa më shumë me nipër e mbesa në një Kosovë të lirë, të pavarur e demokratike.”
Emocionet e kësaj vizite Presidenti Topi i ka përcjellë për mediat: ‘’Përulem me shumë mirënjohje përpara kontributit e sakrificës së Adem Jasharit e familjes së tij të dhënë për këtë Kosovë që është në pragun e pavarësisë, por edhe para forcës së familjes Jashari që mesa duket e ka pjesë të traditës së saj gjenetike, por edhe të asaj që përfaqëson populli liridashës i Kosovës, atë që dinë ta kthejnë dhimbjen në forcë, që dinë të ripërtërihen e të japin mesazhe paqeje për një Kosovë të re që po rilind, Kosovë që do të jetë pjesë e familjes europiane, për të jetuar në demokraci dhe besoj për t’u dhënë mundësinë edhe atyre vogëlushëve që të mos shohin më ngjarje makabre që i la lufta pas, por të shohin vetëm një shoqëri, në të cilën të rriten të lumtur dhe të projektojnë ëndrrat e tyre në liri. Me këtë rast u urova familjarëve Jashari që ta mbajnë gjallë kujtimin e veprën kaq të lavdishmë dhe të bëhen protagonistë të episodeve të paqes, sepse më shumë se familja Jashari, nuk besoj ta ketë provuar njeri tjetër në Kosovë atë shije të hidhur që të jep represioni i luftës dhe i qarqeve të errëta. Urova që familja Jashari të përjetojnë çastet e shumëpritura të shpalljes së pavarësisë, të ëndrrës për të cilën dha jetën Adem Jashari dhe dëshmorët e tjerë të Kosovës’’.