Presidenti Topi shpallet ‘’Qytetar Nderi’’ i Prishtinës dhe merr simbolin e Komunës së Prishtinës ‘’Hyjnesha në fron’’.

26 janar 2008
Në një ceremoni të veçantë Presidenti i Republikës, Bamir Topi është pritur në komunën e Prishtinës nga Kryetari i saj Isa Mustafa dhe anëtarët e Këshillit komunal. I shoqëruar nga delegacioni nga Shqipëria dhe autoritetet më të larta të Parlamentit të Kosovës, Presidenti Topi ka marrë nga Kryetari i Komunës së Prishtinës titullin ‘’Qytetar Nderi’’ me motivacionin: ‘’Për kontribut të veçantë në promovimin dhe përhapjen e vlerave demokratike në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar’’.
Gjatë fjalës së tij Kryetari i Komunës Isa Mustafa u shpreh se vendimi i Kuvendit komunal të Prishtinës ka qenë unanim duke vlerësuar figurën e Presidentit Topi dhe kontributin e tij personal në jetën politike shqiptare, por edhe në mbrojtje të cështjes së Kosovës. Nga ana tjetër Kryetari Mustafa ka shprehur kënaqësinë që ‘’Hyjnesha në fron’’ si dëshmia më e spikatur e historisë së lashtë të Kosovës, jepet për herë të parë dhe i dorëzohet pikërisht Presidentit të Shqipërisë.
Mjaft i emocionuar, Presidenti Topi është shprehur i nderuar për marrjen e këtij titulli duke theksuar se: ‘’Ky është një nderim i veçantë për të gjithë qytetarët e Shqipërisë që ju janë gjendur kurdoherë pranë me mendje dhe me zemër, e që sot presin me padurim aktin final të kurorëzimit të pavarësisë së Kosovës sonë të shtrenjtë. Ndihem dyfish i emocionuar për nderimin që më bëni duke më akorduar ‘’Hyjneshën në fron’’, simbolin e lashtësisë dhe historisë shekullore të Kosovës. ‘’Prishtina, ky simbol i qëndresës historike, ky kryeqytet i nderuar që së shpejti do të radhitet në listën e kryeqyteteve të botës duke përfaqësuar shtetin e ri që po lind në Kosovë, është si një hyjneshë në mes të Ballkanit dhe jo vetëm Kosovës’’. – është shprehur Kreu i shtetit shqiptar.