E Diel, 1 Nëntor 2026

Presidenti Topi nderon veprën dhe rolin historik të ish-Presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova.

27 janar 2007

Presidenti i Republikës, Bamir Topi, së bashku me Zonjën e Parë Teuta Topi, me Zëvendëskryeministrin Gazmend Oketa dhe bashkëshorten Adela Oketa si dhe delegacionin që e shoqëron ka bërë një vizitë ngushëllimi dhe nderimi në shtëpinë e ish-Presidentit të Kosovës në Velani, Ibrahim Rugova ku është pritur nga bashkëshortja, fëmijët dhe familjarët e tij.

Kreu i shtetit shqiptar me anë të kësaj vizite në përvjetorit e dytë të ndarjes nga jeta të Doktor Rugovës, ka nderuar dhe vlerësuar veprën dhe rolin historik të udhëheqësit e mendimtarit të Kosovës duke u shprehur: “Me familjen e Doktor Rugovës risollëm kujtimet e aktivitetit tepër të dendur politik të tij, kujtimet e atyre takimeve që kemi patur kur ai vinte në Shqipëri. Natyrisht ne e konsideruam këtë edhe si një moment të vlerësimit të veprës së tij ku së bashku me të gjithë bashkëpunëtorët e tij, me klasën politike të Kosovës, me me qytetarët e Kosovës, me përpjekjet e mëdha e të mundimshme, jemi pikërisht në këtë moment kur të gjithë po rivlerësojmë veprën, por sytë i kemi pikërisht te momenti i shpalljes së pavarësisë, proces i cili nuk mund të vijë në një ditë, në një javë. Ka qenë një proces i gjatë, ku kontributet janë të jashtëzakonshme dhe natyrisht që kjo vizitë më lë mbresa të veçanta”.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›