Greqia mbështet në mënyrë të qëndrueshme integrimin euro-atlantik të Shqipërisë dhe Presidenti Papulias do të vizitojë së shpejti vendin tonë.

26 nëntor 2007
Athinë,
Presidenti i Republikës, Bamir Topi, i shoqëruar nga Ministri i Jashtëm, Lulzim Basha, Ministri i Brendshëm, Bujar Nishani, Ministri i Shëndetësisë, Nard Ndoka, deputetët Vangjel Dule, Spiro Peci, Gramoz Ruçi, Stefan Cipa, Mehmet Hoxha, Engjëll Cara, Kryetari i Bashkisë së Sarandës, Edmond Gjoka dhe ai i Gjirokastrës, Flamur Bimja, janë pritur sot nga Presidenti i Republikës së Greqisë, Karolos Papulias dhe zyrtarë të lartë të qeverisë greke.
Pas ceremonisë zyrtare të mirëseardhjes, Presidenti Papulias dhe Presidenti Topi kanë zhvilluar një takim kokë më kokë, që u pasua nga një tjetër takim ku të dy Krerët e shteteve u shoqëruan nga dy delegacionet respektive.
Më pas, Presidenti Topi dhe Presidenti Papulias u shprehën për mediat e pranishme.
Presidenti Papulias: Zonja dhe zotërinj, dëshiroj të shpreh nderin e veçantë që pata rastin të pres Presidentin e Shqipërisë zotin Bamir Topi. Patëm rastin të zhvillojmë bisedime të frytshme dhe konstruktive për marrëdhëniet shqiptaro-greke gjithashtu edhe për çështjet rajonale. Konstatuam nivelin e lartë të marrëdhënieve tona dhe rikonfirmuam rëndësinë strategjike të marrëdhënieve greko shqiptare. Greqia mbështet në mënyrë të qëndrueshme rrugëtimin europian dhe euroatlantik të Shqipërisë, sepse në këtë mënyrë fuqizohet edhe më tepër stabiliteti në rajon edhe më gjërë. Përshëndesim përparimin e Shqipërisë në këtë drejtim dhe urojmë që Shqipëria të përmbushë të gjitha detyrimet që rrjedhin nga përpjekjet për përafrimin e saj në strukturat europiane dhe euroatlantike. Gjatë 10 vjeçarit të fundit marrëdhëniet ekonomike me Shqipërinë kanë qenë të shumta dhe të suksesshme. Gjithashtu kemi patur edhe shkëmbime në çështjet e mbrojtjes, të doganave,të shëndetësisë, të arsimit etj., sepse Greqia zë vendin e parë përsa i përket investimeve në Shqipëri dhe vendin e dytë përsa i përket shkëmbimeve tregtare. Për këtë arsye i japim një rëndësi të veçantë bizneseve greke që zhvillojnë aktivitetin e tyre në Shqipëri e që ndikojnë në fuqizimin e marrëdhënieve tona bilaterale.
Historikisht minoriteti grek në Shqipëri ka qenë objekt interesimi të madh për palën greke. Ndjekim nga afër përparimin dhe mirëqënien e minoritetit grek në Shqipëri dhe përpiqemi në bashkëpunim me autoritetet shqiptare t’u ofrojmë zgjidhje problemeve që dalin. Nga ana tjetër, prania e këtushme e qindra dhe mijëra emigrantëve shqiptarë është në interes të dy vendeve tona. Në këtë rast ato ndihmojnë në zhvillimin e ekonomisë greke, por nga ana tjetër ndihmohet edhe ekonomia shqiptare nëpërmjet dërgesave të vazhdueshme të kursimeve të emigrantëve shqiptarë.
Së fundmi me homologun shqiptar iu referuam edhe problemeve rajonale, që lidhen me dy vendeve tona për arsye gjeografike e territoriale. Kosova, gjendja e tanishme e ish-Republikës jugosllave të Maqedonisë, çështjet greko turke, ato qipriote ku folëm për pozicionimin e palës greke dhe ndoqëm me interes pozicionimin e palës shqiptare.
Shprehëm vullnetin tonë të përbashkët se lidhjet, marrëdhëniet e mira të bashkëpunimit ndihmojnë në stabilitetin në rajon dhe sanksionojnë perspektivën europiane të të gjithë rajonit të Ballkanit.
Dua të falenderoj në mënyrë të veçantë zotin Topi për bisedimet e përzemërta e tepër interesante. Dua ta falenderoj ngrohtësisht për ftesën që më drejtoi për të vizituar Shqipërinë. Me shumë kënaqësi, shumë shpejt do ta realizoj këtë vizitë në Shqipëri.
I uroj zotit Topi qëndrim të mbarë në Greqi!
Presidenti Topi: Faleminderit Presidenti Papulias! Të nderuar zonja, të nderur zotërinj! Bashkarisht patëm një takim shumë të frytshëm me Presidentin Papulias dhe me përfaqësues të lartë të delegacioneve respektive ku u rikonfimua niveli i lartë i marrëdhënieve midis Greqisë e Shqipërisë. Gjeta një gatishmëri të plotë të Presidentit Papulias për të mbështetur rrugën e Shqipërisë drejt familjes euro-atlantike. E falenderova për rolin e tij të veçantë në ndërtimin e urave të miqësisë midis popullit shqiptar e atij grek, vlerësova rolin e tij për çështjen e emigrantëve në Greqi, një rol i dukshëm pozitiv që vjen edhe nëpërmjet dekreteve të tij për rritjen e statusit progresiv të legalizimit të shqiptarëve që punojnë në Greqi. Ndamë së bashku të njëjtin mendim që qindra e mijëra shqiptarë të cilët jetojnë e punojnë në Greqi, jo vetëm po konsolidojnë ekonominë dhe familjet e tyre, por po luajnë një rol të çmuar në ekonominë e Greqisë. U konstatua dhe u pa e nevojshme që të rritet niveli i arsimimit të fëmijëve shqiptarë në gjuhën e tyre amtare, duke marrë si shembull pozitiv shkollën 112 në Athinë. U diskutua gjerësisht për nevojën e bashkëpunimit në nivel bilateral dhe rajonal dhe forcimit të bashkëpunimit në luftën kundër trafiqeve të paligjshme dhe krimit të organizuar në bashkëpunimin qoftë në nivel diplomatik, qoftë në nivel të Ministrisë së Shëndetësisë dhe fakti që në delegacionin tonë kemi 47 përfaqësues të bizneseve të rëndësishme në Shqipëri, dëshmon interesin që ne kemi që biznesi të njohë ritme të reja dhe jam i bindur që kjo do të ndodhë.
Diskutuam për çështjen e Kosovës. E informova edhe njëherë zotin Papulias për qëndrimin që ka Shqipëria për çështjen e Kosovës. Marrja e statusit të pavarësisë së Kosovës, do i shërbente rikthimit përfundimtar të paqes e sigurisë në rajon ku besoj dhe jam i bindur që edhe Kosova, edhe Shqipëria, por edhe Serbia, të ardhmen e tyre e kanë në familjen euro-atlantike. Kështu që fitimi i statusit të pavarësisë do të ishte patjetër një kontribues i çmuar i paqes dhe i sigurisë. Biseduam edhe për çështje të tjera me interes reciprok. E ftova zotin Papulias për një vizitë në Shqipëri të cilën ai e mirëpriti. Unë shpreh bindjen se kjo vizitë e imja në Greqi, por edhe vizita e zotit Papulias në Shqipëri, bashkangjitur me të gjitha vizitat në nivele të ndryshme të deputetëve, zyrtarëve të lartë e biznesmeneve, do të kontribuojnë më tej në rritjen e nivelit të miqësisë midis dy vendeve. Shumë çështje do t’i diskutojnë në nivel bilateral ekspertë të fushave të ndryshme. Jam i bindur që këto marrëdhënie do të ecin në mënyrë shumë të frytshme! Edhe njëherë faleminderit për mikpritjen!