Presidenti Topi viziton Shtabin e Emergjencës në Bashkinë e Vorës dhe vlerëson punën e bërë në drejtim të normalizimit të gjendjes.

17 mars 2008
Vorë
Presidenti i Republikës, Bamir Topi, i shoqëruar nga sekretari i Përgjithshëm Aleksandër Flloko, drejtori i Kabinetit Dashamir Xhaxhiu e anëtarë të tjerë të Kabinetit të tij, zhvilloi sot një takim me anëtarët e Shtabit të Emergjencës së Bashkisë së Vorës, i cili është ngritur për administrimin e situatës së rëndë të krijuar si pasojë e shpërthimit tragjik në fshatin Gërdec.
Në Bashkinë e Vorës, Presidenti Topi u prit nga Zëvendëskryeministri, Gazmend Oketa, që drejton Shtabin e Emergjencës, Kryetari i Bashkisë së Vorës, Fiqiri Ismaili, deputeti i zonës, Astrit Patozi, zëvendësministri i Brendshëm, Ferdinand Pone, Shefi i Shtabit të Përgjithshëm, Gjeneral-Leitnant Luan Hoxha, Prefekti i Tiranës, Ruzhdi Keçi, Kryetari i Këshillit të Qarkut, Tasim Mema dhe drejtues të tjerë vendorë.
Gjatë mbledhjes në zyrën e Shtabit të Emergjencës, Presidenti Topi u shpreh: “Erdha këtu në një vizitë të shkurtër për të komunikuar me ju, që jeni përfaqësues të drejtpërdrejtë të popullit të Bashkisë së Vorës në institucionin më të rëndësishëm vendor, sikurse është Bashkia, jo vetëm për të vlerësuar punën e deritanishme, por edhe për ta inkurajuar këtë mision. Ju vetë jeni dëshmitarë të asaj çka ka ndodhur, por të gjithë së bashku jemi protagonistë për ta rikthyer në normalitet këtë situatë. Përshtypjet janë mjaft pozitive për angazhimet që keni. Njeriu në të tilla raste është i motivuar, i angazhuar në mënyrë natyrale, por unë do vlerësoja shumë organizimin e punës për të nxjerrë së pari njerëzit e traumatizuar, për të bërë përpjekjet maksimale për të nxjerrë nga rrënojat njerëzit dhe për të verifikuar situatën për të gjithë banorët që i mungojnë apelit të familjarëve të tyre. Unë kam qenë vazhdimisht në kontakt me njerëzit që janë direkt në terren, me përfaqësuesit e institucioneve. Sot jemi në një ditë kur situata në vatër është kthyer sigurisht në parametra normalë. Nuk ka më shpërthime. Por patjetër jemi në një moment kur njerëzit janë të interesuar që të dinë se çfarë do të bëhet me të ardhmen e familjeve të tyre. Pra, janë dy momente shumë të rëndësishme, gjëra që kanë të bëjnë me rikuperimin e dhimbjes së familjeve që kanë pasur viktima, për të nxjerrë të vërtetën për njerëzit që i mungojnë apelit, por pjesa tjetër është për të evidentuar sikurse thatë juve, dëmet e jashtëzakonshme, dëmet ekonomike, dëmet materiale. Dhe unë kam bindje të plotë që organizimi i strukturave të shtetit, i strukturave të qeverisë, i strukturave të pushtetit vendor, do të bëjnë të mundur që të ketë një bilanc të shpejtë, një bilanc real të këtyre dëmeve.Këtë gjë e ka shprehur edhe Kryeministri në takim me ju, në emër të qeverisë dhe jo rastësisht në krye të këtij Shtabi të Emergjencës është zoti Oketa, ka ministra, ka deputetë, jeni ju përfaqësues të pushtetit vendor, pra ka një rrjet organizimi të tillë që evidenton dëmet, që jeta të kthehet në normalitet, dhe mbi të gjitha, të ketë një shpresë reale për t’iu kthyer jetës në një zonë, që sikurse e keni thënë edhe ju, unë ju kam ndjekur me shumë interes, një zonë që ofron mundësi shumë të mëdha, qoftë për zhvillimin ekonomik, por edhe një zonë që konsiderohet, e kemi thënë dhe herë të tjera, në vendin më të rëndësishëm, në aksin Tiranë-Durrës, afër Rinasit, në një zonë që t’i ofron të gjitha mundësitë. Njerëzve duhet t’u rikthehet shpresa, duhet t’u rikthehet shpresa dhe besimi që strukturat e shtetit do të jenë absolutisht mjaft të vëmendshme që e ardhmja të jetë e sigurt, edhe në këtë zonë e cila sot bën vlerësimet e asaj tragjedie që ndodhi të shtunën. Edhe njëherë, inkurajime për të gjithë misionin tuaj dhe besoj që do ta kryeni me sukses.”