E Diel, 1 Nëntor 2026

Presidenti Topi pritet nga Presidenti Papulias në përfundim të vizitës zyrtare në Greqi.

27 nëntor 2007

Presidenti i Republikës, Bamir Topi me Zonjën e Parë, Teuta Topi dhe delegacionin zyrtar është pritur nga Presidenti Karolos Papulias në një takim kortezie me rastin e largimit nga Greqia.

Gjatë takimit është rikonfirmuar edhe njëherë vullneti i dy Presidentëve për të luajtur një rol aktiv në fuqizimin e mëtejshëm të marrëdhënieve të mbështetjes e bashkëpunimit mes popullit shqiptar e atij grek.

Presidenti Papulias ka përsëritur se së shpejti do të vizitojë Shqipërinë.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›