Presidenti Topi priti Ambasadorin e Letonisë në NATO, Janis Ajhmanis.

4 shkurt 2008
Presidenti i Republikës, Bamir Topi pati sot një takim me Ambasadorin e Letonisë në NATO, Janis Ajhmanis dhe delegacionin që e shoqëronte atë gjatë vizitës zyrtare në vendin tonë.
Presidenti Topi, pasi shprehu mirënjohjen për Letoninë, si vendi i parë që ratifikoi MSA-në e Shqipërisë me BE-në, përshkroi përpjekjet integruese të vendit tonë si edhe dy reformat kyçe të ndërmarra: ajo në drejtësi dhe reforma zgjedhore, në mënyrë që aspirata dhe ëndrra e mbi 90% të shqiptarëve për t’u anëtarësuar në NATO të bëhet realitet sa më shpejt gjatë Samitit të ardhshëm të NATO-s, që do të zhvillohet në prill në Bukuresht.
Kreu i shtetit shqiptar vlerësoi gjithashtu edhe ndihmesën dhe përvojën e çmuar integruese të Letonisë në këtë drejtim, duke vënë në pah edhe nevojën e e vazhdimësisë së shkëmbimit të përvojave të vlefshme. Presidenti Topi theksoi edhe rolin moderues të Shqipërisë dhe faktorit shqiptar në rajon si për zgjidhjen e çështjes delikate të statusit të Kosovës dhe pavarësisë së pritshme e të merituar të saj, ashtu edhe në ruajtjen e paqes dhe qëndrueshmërisë afatgjatë në Ballkan.
Nga ana e tij, Ambasadori Ajhmanis, vlerësoi hapat dhe shndërrimet pozitive të Shqipërisë përsa i përket kapërcimit me sukses të sfidave integruese, vuri në pah efektshmërinë dhe seriozitetin e reformave të ndërmarra në vend, të cilat do të mundësojnë edhe marrjen e ftesës për anëtarësim në NATO, si dhe siguroi që Letonia është e gatshme të vazhdojë të japë ndihmesën e saj dhe të ndajë me Shqipërinë përvojën e saj të freskët integruese. Ambasadori Ajhmanis vlerësoi lart gjithashtu edhe rolin moderues të vendit tonë në Ballkan duke theksuar edhe efektin që ka ky qëndrim pozitiv për paqen dhe qëndrueshmërinë rajonale si edhe vëmendjen që i kushtohet nga vendet anëtare të NATO-s këtij roli pozitiv të Shqipërisë.