Presidenti Topi uron Presidentin e Malit të Zi, Filip Vujanoviç me rastin e rizgjedhjes në postin e lartë.
8 prill 2008
Presidenti i Republikës, Bamir Topi ka uruar sot nëpërmjet një mesazhi Presidentin e Republikës së Malit të Zi, Filip Vujanoviç me rastin e rizgjedhjes në krye të shtetit.
“I nderuar Zoti President,
Rizgjedhja Juaj si President i Republikës së Malit të Zi më jep kënaqësinë e veçantë që, në emër të popullit shqiptar dhe në emrin tim personal, t’Ju dërgoj urimet më të mira e më të përzemërta për suksesin Tuaj në këtë post të lartë!
Më lejoni, Zoti President, të shpreh besimin tim se marrëdhëniet dypalëshe e të bashkëpunimit midis dy vendeve tona, gjatë Presidencës Suaj do të konsolidohen e zhvillohen më tej, në dobi të dy popujve tanë miq.
Sfidat e bashkëpunimit rajonal dhe të integrimit euroatlantik do të ndihmojnë intensifikimin e marrëdhënieve midis Shqipërisë dhe Malit të Zi, në zhvillimet shumëpalëshe për një rajon të qetë, të stabilizuar e të begatë.
Duke Ju uruar edhe një herë suksese në punën Tuaj dhe duke shprehur dëshirën time për një takim të afërt me Ju, lutem pranoni, i nderuar Zoti President, shprehjen e konsideratës sime më të lartë!” – thuhet në mesazhin urues të Presidentit Topi.