Presidenti Topi uron Presidentin e Armenisë, Serzh Sargsian me rastin e zgjedhjes në postin e lartë.
9 prill 2008
Presidenti i Republikës, Bamir Topi i ka dërguar një mesazh urimi Presidentit të Republikës së Armenisë, Serzh Sargsian me rastin e zgjedhjes në krye të shtetit.
“Shkëlqesi,
Zgjedhja Juaj në postin e lartë të Presidentit të Republikës së Armenisë, më jep kënaqësinë e veçantë t’Ju përcjell urimet e mia më të mira në përmbushjen me sukses të këtij pozicioni!
Më lejoni të nënvizoj, me këtë rast, besimin tim për zhvillimin e marrëdhënieve midis Shqipërisë dhe Armenisë në fusha me interes të ndërsjellë, në dobi të dy popujve tanë.
Ju lutem pranoni, Shkëlqesi, shprehjen e konsideratës sime më të lartë!” – thuhet në mesazhin e Presidentit Topi.