E Diel, 1 Nëntor 2026

Presidenti Topi uron Presidentin kinez Hu Xhintao me rastin e rizgjedhjes në postin e lartë.

28 mars 2008

Presidenti i Republikës, Bamir Topi ka uruar nëpërmjet një mesazhi, Presidentin e Republikës Popullore të Kinës, Hu Xhintao me rastin e rizgjedhjes në postin e lartë.

“I nderuar Shkëlqesi,

Rizgjedhja Juaj si President i Republikës Popullore të Kinës më jep kënaqësinë e veçantë që, në emër të popullit shqiptar dhe në emrin tim personal, t’Ju dërgoj urimet më të mira e më të përzemërta për suksesin Tuaj në këtë post të lartë!

Më lejoni, Shkëlqesi, të shpreh besimin tim se marrëdhëniet shumë të mira të miqësisë e bashkëpunimit midis Republikës së Shqipërisë dhe Republikës Popullore të Kinës, gjatë Presidencës Suaj do të konsolidohen e zhvillohen më tej, në dobi të dy popujve tanë miq.

Duke Ju uruar edhe një herë suksese në punën Tuaj, Ju lutem pranoni, i nderuar Shkëlqesi, shprehjen e konsideratës sime më të lartë!” – thuhet në mesazhin e urimit të Presidentit Topi.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›