E Diel, 1 Nëntor 2026

Presidenti polak: Nuk do e nënshkruaj traktatin e Lisbonës

Presidenti polak, Lech Kaczynski ka deklaruar qartë se nuk do të nënshkruajë traktatin e Lisbonës. Deklarata e tij është bërë në një intervistë dhënë së përditshmes polake, Dziennik, në kohën që Franca mori presidencen e BE-së.

Përpara se të hyjë në fuqi, traktati i Lisbonës duhet të aprovohet nga 27 vendet anëtare të BE-së.

Ky proces u ç'ekuilibrua dy javë më parë kur votuesit irlandezë i thanë jo këtij traktati, gjatë një referendumi. Vendim që u pasua me debate nga më të ndryshmet.

Detyra kryesore e presidentit francez Nicolas Sarkozy, tani që Franca mori presidencën e BE-së, do të jetë që të kthejë ratifikimin sërish në fazën fillestare. Ndërkohë, fjalët e presidentit polak është e sigurt që nuk do t'a ndihmojnë atë.

“Pas refuzimit të bëre, nenshkrimi nga ana ime nuk do te kishte asnje sens. Është shumë e vështirë të thuhet se si do të vazhdohet më tej”- tha Kaczynski

Ndërkohë presidneti francez Sarkozy, duke folur në TV kombëtar ndërsa Franca mori drejtimin e BE-së, tha se Europa duhej rindërtuar në mënyrë që t'u vinte në ndihmë njerëzve në jetën e tyre të përditshme.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›