Izraeli heq vizat për shtetasit e Maqedonisë
Izraeli sot ka hequr vizat për qytetarët e Republikës së Maqedonisë. Këtë vendim të Qeverisë izraelite e ka miratuar komisionit për politikë të brendshme i Knesetit, kuvendit të ashtuquajtur izraelit.
Lajmi është bërë i ditur nga zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme në Shkup, Vasko Andonovski, i cili shtoi se për këtë vendim janë njoftuar nga Zyra për ndërlidhje diplomatike e Maqedonisë në Tel Aviv.
Siç bëhet e ditur me këtë është mbyllur procedura për heqjen e plotë të vizave me Izraelin dhe se pritet që ky vendim të hyjë në fuqi gjatë javëve të ardhshme. Me këtë vendin të ri, qytetarët e Maqedonisë do të udhëtojnë pa viza në shtetin izraelit. (INA)