Shkodër, asgjësohet kanabis sativa
SHKODËR-Zbulohen dhe asgjësohen 164 rrënjë bimë narkotike kanabis sativa, të mbjella në toka të shpyllëzuara në komunat malore të Shkodrës. Pas informacioneve të marra në rrugë operative, sektori i luftës kundër drogës në drejtorinë e policsë së qarkut të Shkodrës ka ushtruar kontroll në fshtrat e komunave Temal e Shllak, zona të njohura për kultivim bimësh narkotike.
Në një tokë të shpyllëzuar, në mal, në fshatin Benë, të komunës së Shllakut janë gjetur e asgjësuar me anë të djegies 60 rrënjë bimë, që dyshohet se janë kanabis sativa. Kontrolli është shtrirë dhe në fshatrat e tjerë të kësaj komune, ku në vendin e quajtur Thera e Mark Mushkut, po në fshatin Benë është zbuluar një tjetër parcelë pa pronar, ku u gjet e mbjellë kanabis sativa.
Në çdo rast janë marrë mostrat e bimëve për ekspertim, ndërsa rrënjët janë asgjësuar me djegie. Burime nga policia e Shkodrës bëjnë të ditur se po punohet për identifikimin e personave që kanë mbjellë bimën narkotike, ndërsa vazhdojnë kontrollet në të gjithë territorin.