E Diel, 1 Nëntor 2026

Minatorët e Përrenjasit: Të ndërhyjë qeveria, ndryshe vetëflijohemi

Përrenjas- Ish minatorët e Prrenjasit në ditën e gjashtë të grevës së urisë kanë shfaqur shqetësime me shëndetin. Aktualisht askush nga pushtetarët nuk ka shfaqur interes për të parë nga afër gjëndjen e tyre.

Ndërsa 5 grevistët kanë deklaruar se nuk do të heqin dorë nga greva deri në plotësimin e kërkesave të tyre, disa të tjerë janë nisur drejt Tiranës për t’iu bashkuar minatorëve të tjerë në nismën e tyre për statusin e minatorit rritjen e pensionit në 25 mijë lekë të reja dhe rilidhjen e pensioneve të ndërprera prej muajsh

Ata kanë deklaruar se do të vetëflijohen në ambientet e zyrave të ish minierës së Katielit në rast se qeveria nuk do të ndërhyjë në plotësimin e kërkesave, që i kosiderojnë të drejta legjitime. Nga miniera e Përrenjasit kanë humbur jetën reth 80 ish minatorë dhe kanë mbetur të paralizuar mbi 200 të tjerë, për shkak të kushteve të rënda në punë.

Minatorët janë solidarizuar me grevën e kolegëve të tyre në Tiranë, të cilët vijojnë ngujimin në kushte të rënduara shëndetësore.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›