E Hënë, 2 Nëntor 2026

Rrugorët kundër hapjes së një pjese të autostradës

Lushnje- Hapja e një segmenti të autostradës Lushnje-Fier është shoqëruar nga reagimi i policisë rrugore. Ata kanë bërë me dije se hapja e segmentit nuk është shoqëruar me zbatimin e plotë të rregullave tenike dhe në të mungon krejtësisht sinjalistika rrugore.

Sot u hap njëri krah i autostradës, afrësisht 6 km i gjatë, duke filluar nga vendi i quajtur kthesa e Bubullimës deri në Kolonjë të Lushnjes.

Sipas rrugorëve, mungesa e sinjalistikës në këtë pjesë rruge do të sjellë pasoja të rrezikshme per lëvizjen e automjeteve natën apo edhe ditën. Por, edhe pas kërkesës së tyre, ajo është përuruar, duke lejuar mjetet që të lëvizin.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›