Hakmarrja për drejtësi, dënohen anëtarët e organizatës kriminale
Tiranë- Ka marrë fund sot një nga proceset më të bujshme në vend, ai i organizatës kriminale, “Hakmarrja për drejtësi”.
Gjykata e Krimeve të Rënda pas një procesi shumë vjeçar, ka dhënë sot dënimet për anëtarët e bandës, që akuzohen për 16 vepra të rënda penale.
Kreret kryesorë të organizatës si Altin Arapi dhe Orik Shyti u dënuan nga gjykata me burim të përjetshëm.
Pas tyre, Gentian Caka dhe Roland Shyti u dënuan me 25 vjet heqje lirie, Leart Shyti, Nikolin Novruzajdhe Kreshnik Spahiu u dënuan me 24 vjet burg, Dritan Hate u dënua me 23 vjet burg, Pasho Norvuzaj 22 vjet burg. Në fund, Gëzim Gjoni u dënua me dhjetë vjet heqje lirie.
Vendimet e sotme të Gjykatës së Krimevepër anëtarët kryesorë të bandës si Orik Shyti, Altin Arapi, Kreshink Spahiu etj u dhanë në mungesë pasi të akuzuarit gjenden në azil politik në Zvicër dhe Hollandë.
Sipas prokurorisë, 10 të pandehurit gjatë periudhës 1992 – 1996 kanë kryer 8 vrasje, 17 plagosje dhe 13 vjedhje. Prokurorët Genci Qano dhe Ened Nakuçi thanë se të 10 të pandehurit në bashkëpunim me njëri-tjetrin dhe në kuadër të organizatës kriminale të quajtur “Hakmarrja për Drejtësi” kanë kryer krime, që nga vrasja, rrëmbimi, vjedhja, plagosja dhe falsifikimi i dokumenteve zyrtare.
Ndër krimet e tyre përmendet vrasja e ish drejtorit të burgjeve, Bujar Kaloshit, vendosja e bombës te supermarketi VEFA, pengmarrja e 10-vjeçarit Nini Nushit për lirimin e të cilit u kërkuan shumë para.