Problemet e energjisë në Ballkanin Perëndimor
Në prodhimin dhe furnizimin me energji elektrike në Ballkanin
Perëndimor, ka probleme ekonomike dhe teknike. Por, Ballkani
nuk është rajon me konsum shumë të madh të energjisë dhe me
ndotje serioze. Në Serbi e Kosovë, si në shumicën e vendeve të Ballkanit,
sektori energjetik është i integruar vertikalisht dhe është monopol shtetëror.
Konsumi i energjisë dhe ndotja në Ballkan, e parë në tërësi, nuk
janë aq të mëdha. Ka burime të rëndësishme energjie, para së gjithash
nga qymyri e uji. Kushtet për zhvillimin e burimeve alternative të energjisë,
nuk janë më të mirat. Ky sektor është kryesisht monopol, kështu që është
shumë i mbyllur ndaj konkurrencës. Mungesa e energjisë elektrike,
shfaqet në disa raste, kryesisht për shkak të problemeve me pagesën e
saj, por dhe për shkaqe teknike dhe të administrimit të keq të kompanive
që merren më këtë punë.
Konsumi dhe ndotja
Krahasuar me Evropën në tërësi, konsumi i energjisë në vendet e Ballkanit
Perëndimor është relativisht i ulët, megjithëse është më i madh se
sa duhet të jetë, për nivelin e zhvillimit që ka. Në raport me Austrinë, konsumi
i energjisë është dukshëm më i vogël.
Të gjitha vendet kanë humbje të mëdha të energjisë elektrike, krahasuar
me Evropën dhe veçanërisht me Austrinë. Këto humbje janë pasojë
e sistemit të vjetër të transmetimit dhe pagesës mjaft të keqe të energjisë
nga konsumatorët. Nga këndvështrimi ekonomik, këto humbjet e dyta
janë të rëndësishme, sepse kanë pasoja direkte në çmimin dhe koston e
investimeve në këtë sektor.
Mund të arrihet në përfundim se ka probleme ekonomike e teknike në
prodhimin dhe furnizimin me energji, por këtu nuk flitet për vende me
konsum shumë të madh energjie apo me ndotje serioze. Kjo situatë është
pasojë pjesërisht e rënies së prodhimit, veçanërisht në industri, kështu
që ka rënë dhe konsumi dhe është zvogëluar dhe numri i ndotësve. Natyrisht,
ka pasoja serioze në zona të veçanta edhe me industri të veçanta.
Çmimi dhe rregullat
Në shumicën e këtyre vendeve për të cilat nuk ka të dhëna të krahasuara,
sektori energjetik është i integruar vertikalisht dhe monopol shtetëror.
Kjo sjell një numër problemesh dhe mungesë të konsiderueshme
efikasiteti. Ndër problemet po përmendim tre prej tyre:
-I pari, problemi i politizimit të qëllimit funksional. Pra, p.sh. monopoli
shtetëror në prodhimin dhe furnizimin me energji elektrike nuk ka për
qëllim rritjen e vlerës së kompanisë ose të paktën nuk ka vetëm këtë qëllim.
Ka dhe rol politik e social. Përveç kësaj, manipulohet me çmimin, sepse ai
mund të ketë rëndësi në popullaritetin politik të qeverisë dhe sjelljen e
votuesve. Kjo ka si pasojë përdorimin e keq të kësaj rezerve dhe ndikon
keq në biznesin e kompanive që merren me këtë produkt.
Problemi i dytë është i lidhur me mungesën e energjisë. Këtu është
rast i veçantë Kosova, por dhe Shqipëria. Në Kosovë janë investuar mjete
të rëndësishme financiare, por mungesat janë të mëdha dhe ndërprerja
e rrymës është e shpeshtë. Shembulli është i ngjashëm dhe në Shqipëri.
Megjithëse ka probleme me ofertat e huaja, kur flitet për transmetimin
nuk ka dyshime se problemi më i madh është menaxhimi i keq dhe mospagesa
e llogarive. Kështu, kompania kosovare e prodhimit dhe e shpërndarjes
së energjisë elektrike bën humbje vjetore rreth 50 milionë euro. Kjo
është shumë për buxhetin e Kosovës. Problemi i tretë është vështirësia e
konkurrimit në këtë monopol. Atje ku ka mungesa të theksuara të vazhdueshme,
ka vend për iniciativë private, ngjashëm si në çdo mall ose treg
tjetër. Sipas disa studimeve, gjeneratorët privatë të energjisë janë mjaft të
përdorshëm dhe disa u japin energji fqinjëve mbi bazë tregu.