E Martë, 3 Nëntor 2026

Qeveria i hap rrugë shlyerjes së detyrimeve financiare për ndërmarrjet ushtarake

TIRANË, 19 qershor /ATSH/ Këshilli i Ministrave miratoi sot vendimin për shlyerjen e detyrimeve financiare të ndërmarrjeve shtetërore ushtarake.

Vendimi përfshin shlyerjen e detyrimeve financiare ndaj të tretëve në shumën 244 541 460 lekë, të ndërmarrjeve shtetërore Uzina e Lëndëve Plasëse Mjekës Elbasan, Uzina Mekanike Gramsh dhe Kombinati Mekanik Poliçan.

Efektet financiare të këtij vendimi, përballohen nga buxheti i miratuar për vitin 2025, për Ministrinë e Mbrojtjes, në programin buxhetor “Mbështetja e luftimit”.

Shlyerja e detyrimeve të prapambetura, përfundon brenda 30 ditëve nga hyrja në fuqi e tij.

Ngarkohet Ministria e Mbrojtjes për zbatimin e këtij vendimi. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

/m.q/a.f/r.e/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›