E Diel, 1 Nëntor 2026

Rajs i "mbyll gojën" Bushit

Momente të tensionuara gjatë darkës zyrtare të shtruar nga Kryeministri izraelit, Ehud Olmert, sekretarja amerikane e Shtetit, Kondoleca Rajs, i ka përcjellë një pusullë Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Xhorxh Bush, që ishte ulur pranë saj. Pas disa çasteve reflektim, Bush ka vendosur t‘ua tregojë personave të pranishëm, përmbajtjen e mesazhit: "Më thotë të mbyll gojën", ka saktësuar i shoqëruar nga të qeshura në sallë. Më parë, Bush ishte përfshirë, paksa padashur, në lojën politike izraelite, në përpjekje për të bindur liderët partiakë të mos braktisnin koalicionin e udhëhequr nga Ehud Olmert. "Jam në dijeni", ka thënë Bush, "të çështjeve që diskutohen edhe nga ana e personave që gjenden këtu me ne. Nuk dua të përzihem, por mendoj se Olmert është një lider i rëndësishëm dhe se duhet ndihmuar. Jemi në një periudhë të rëndësishme e vendimtare. Nuk duhet të humbasim shansin për paqe. Nëse e bëjmë këtë tani, më pas gjithçka do të jetë më e vështirë".

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›