Rama ndan foton me të rinj kuksianë: Ata ishin pesë

TIRANË, 30 prill/ATSH/ Kryeministri, njëherësh kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama zhvilloi sot në Kukës takime me qytetarët në kuadër të fushatës zgjedhore të 11 majit.
Në një postim në rrjetet sociale, Rama ndau një fotografi me pesë të rinj të këtij qarku.
“Ata ishin pesë. Dhe Kukësi sot ishte zemër”, shkruan Rama.
Në këto takime, Rama theksoi se “një shumicë më e fortë politike do të ndihmonte për të mos humbur kohë në zbatimin e reformave. Kjo është arsyeja pse më 11 maj kemi nevojë për një fuqi të veçantë, që të mos humbasim trenin e historisë”.
Gjithashtu Rama tha se “hyrja e Shqipërisë në Bashkimin Evropian është një detyrim ndaj brezave të ardhshëm dhe një çështje e rëndësishme kombëtare që tejkalon interesat partiake”.
/k.s/j.p/