Rama: Vijon pastrimi i kanalit kullues në aksin Shkodër–Velipojë, përfitojnë qindra fermerë

TIRANË, 8 korrik /ATSH/ Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje nga pastrimi i kanalit kryesor kullues, përgjatë aksit nacional Shkodër–Velipojë.
Kryeministri bëri të ditur se, nga kjo infrastrukturë përfitojnë qindra fermerë për kullimin e tokave bujqësore në zonat e Trushit, Bërdicës dhe Dajçit, në pjesën e Nënshkodrës.
Ndërhyrjet në kanalet kulluese dhe vaditëse, si edhe në kolektorët kryesorë, po kryhen në mbarë vendin, shtoi Rama.
Kreu i qeverisë nënvizoi se, ndërhyrjet po bëhen veçanërisht në zonat me potencial të lartë bujqësor, duke garantuar ujitjen e domosdoshme të prodhimeve gjatë sezonit veror.
1 nga 9/gj.m/