E Diel, 1 Nëntor 2026

Raportimi i institucioneve kushtetuese

Në Kuvend pritet të dorëzohen raportet e punës vjetore të 16 organeve kushtetuese dhe institucioneve kryesore, të cilat janë në varësi të Kuvendit. Ata do të raportojnë në Parlament për aktivitetin e tyre gjatë vitit 2007 raportin, i cili duhet të ketë mbaruar deri në muajin maj të këtij viti. Në seancën e parë plenare për vitin 2008, deputetët e Kuvendit kanë miratuar programin e punës së tij për periudhën 21 janar-24 mars, e bashkë me të edhe grafikun e raportimit në Parlament të këtyre institucioneve. Raportimi i drejtuesve të tyre pritet të fillojë në komisionet e përhershme me raportin e Entit Rregullator të Telekomunikacioneve, për të vijuar më pas me KQZ-në etj.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›