Berisha, lobin me "Bill Gates"
Në vijim të takimeve në Davos të Zvicrës, ku po zhvillon punimet Forumi Ekonomik Botëror, Kryeministri Sali Berisha ka takuar Presidentin e Fondacionit "Bill & Melinda Gates", Tachi Yamada. Ky është një nga fondacionet më me influencë dhe më të pasurit në të gjithë botën. Kryeministri e ka njohur Presidentin Yamada me zhvillimet në Shqipëri dhe me progresin në realizimin e reformave nga qeveria shqiptare. Më pas e ka ftuar atë të dërgojë në vendin tonë një mision të këtij fondacioni, me qëllim ndihmën dhe mbështetjen e arsimit shqiptar. Presidenti i fondacionit "Bill & Melinda Gates", pasi e ka përgëzuar Kryeministrin Berisha për arritjet e Shqipërisë dhe zhvillimin ekonomik, politik e social të saj, është shprehur se do të vizitojë vendin tonë në një kohë sa më të afërt.