Republikanët "Shqipëria duhet të jetë shteti i parë që njeh pavarësinë
Sekretari për Marrëdhëniet Ndërkombëtare në PR, Artur Hasanbelliu, ka kërkuar dje që Shqipëria, të jetë vendi i parë që do të njohë Pavarësinë e Kosovës, dhe të hapë sa më parë ambasadën e saj në Prishtinë. Në një prononcim për mediat deputeti i PR-së tha se "kombi shqiptar, po bëhet gati të festojë nesër një nga ditët më të lumtura të historisë së tij". Sipas tij, "Kosova sot ka nevojë për mbështetje vëllazërore dhe këtë mbështetje ne do t‘ia japim bujarisht si vëllezër të një gjuhe e të një gjaku. Kosova tashmë ka mbështetjen e të gjitha vendeve demokratike të botës e në radhë të parë atë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës e të vendeve të Bashkimit Evropian".