E Diel, 1 Nëntor 2026

Mesi, një muaj jashtë fushës

Dëmtimi i Lionel Mesit në takimin kundër Valencias duket se do t‘i kushtojë shtrenjtë Barcelonës, pasi sulmuesi do të mungojë për të paktën një muaj. Ekografia e zhvilluar dje ka konfirmuar shkallën e dëmtimit, duke shtyrë ndoshta për në fundin e muajit janar rikthimin e tij në formacion. Kjo do të bëjë që ai të humbë ndeshjen klasike kundër Realit të Madridit, një goditje e rëndë për Rajkard, pasi futbollisti po kalonte një formë të shkëlqyer duke u bërë udhëheqësi absolut i katalanasve.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›