Do të dalin vallë lekët nga shitja e ministrit Gjana?
Një lajm jo i zakontë tronditi vendin. Kalliri i misrit vetëm me dy koqe. Ca kallinj vijnë të mirë shumë, por pa koqe. Kjo nuk kishte ndodhur asnjëherë më parë. Kishim dëgjuar që në Elbasan të kishte lindur gjel me katër këmbë e një koqe; viç me dy koka e pa koqe; kërriç me katër kokë e katër koqe, por për misra bojallinj e pa koqe, ose e shumta me dy koqe, as kishim parë e as kishim dëgjuar!
Hall i madh për fermerët, por edhe për Qeverinë. Mirë për rrugët rurale të Librazhdit, Kryeministri mund të shesë ministrin Bode të tërin për dy koqe zhavor dhe u zgjidh halli, por për koqet e misrit, do të dalin vallë lekët nga shitja e ministrit Gjana? Apo mos vallë që si dardha nën dardhë, edhe koqet bien nën koqe?