E Diel, 1 Nëntor 2026

"Incidenti? Lojtarët të jenë më të kujdesshëm"

"Nuk më pëlqejnë të tilla gjëra." Kështu është shprehur para skuadrës trajneri i kombëtares, Ari Han. Holandezi nuk e ka për metodë të flasë me lojtarët personalisht, por gjithçka që ka ai e thotë në sy të të gjithë grupit. Incidentin që ndodhi në stërvitjen e së hënës, midis Edmond Kapllanit dhe Debatik Currit, trajneri Ari Han e komentoi kështu: "Gjëra të tilla ndodhin gjithmonë në futboll. Megjithatë, unë kërkoj që lojtarët të jenë sa më të kujdesshëm gjatë seancave stërvitore. Në lidhje me këtë rast, nuk bëhet fjalë për ndonjë masë ndëshkimore, por pasojat do t'i shikojmë në të ardhmen." Ndërsa për sa i përket gjendjes së Currit, trajneri konfirmoi se ai është i gatshëm për të luajtur.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›