E Diel, 1 Nëntor 2026

Vallë ky korrupsioni, e ka babën gjallë?!

An' e kënd Shqipnisë

S’di të qesh a qaj

Ky kalli’ i misrit

Pesë koqe në majë.

S’kishte parë dynjaja

Misër si ky yni

Flet zoti ministër:

“Zjarrit mos i fryni...”.

“..Se s’ka faj Saliu

Nuk ka faj Jemini

S’ka faj qeveria

Fajin vetë e kini...”.

…Fajin vetë e kini

Që nuk e kuptoni

Misrit i ranë dhëmbët

Nga… evolucioni!

…”Nuk kam kohë tani

Të gjej ku është faji

Ç’e do plot kallirin

Fakir fukarai...?”.

“…Ndaj hesht o fermer

Ne të lamë pa dhëmbë

Tash nuk do të lemë

Farë misri në këmbë…”.

Dale, po flet Sala

Pa heshtni një çik..

Me misrin pa kokrra

Central atomik?

“…Po, po, nuk shkon dëm

Mundi i fermerit

Unë garantoj juve

Me fjalën e nderit...

…Po s’bëmë dot Central

Tjerrim lesht’e Mines

Do bëjmë Port me misra

Për rekordet Giness...”.

Bir Selmani i nënës

Ç’të të pyes më parë!

Vallë ky korrupsioni

E ka Babën gjallë?

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›