E Diel, 1 Nëntor 2026

Kinë-Tajvan, rifillojnë fluturimet direkte

Fluturimi i parë direkt nga Kina ne Tajvan pas afër 60 vjetëve është ulur në kryeqytetin e këtij ishulli, Tajpei.

Fluturimi nga qyteti jugor i Kinës, Gunagzhou kishte në bord rreth 250 pasagjerë.

Nga dita e sotme nga pesë qytete të mëdha të Kinës do të kenë fluturime direkte me Tajvanin ndërsa marrëdhënjet mes këtyre vendeve po përmirësohen pas zgjedhjës së presidentit më të ri të vendit, Ma Jing Jeue.

Më parë fluturimet direkte ishin vetëm gjatë festave kombëtare dhe shumica e njerëzve udhëtonin përmes një lokacioni të tretë.

Tajvani ka qeverisur veten që kur këto dy vende u ndanë në vitin 1949, por Pekini ende pretendon sovranitetin ndaj këtij ishulli.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›