E Martë, 3 Nëntor 2026

Rritje e temperaturave, Agjencia Kombëtare e Pyjeve apel për rritjen e gatishmërisë ndaj zjarreve

TIRANË, 20 maj/ATSH/ Agjencia Kombëtare e Pyjeve bëri apel sot për rritjen e gatishmërisë nga personeli pyjor pranë bashkive dhe emergjencave civile për rënien e zjarreve.

Në një postim në rrjetet sociale, AKP theksoi se “me rritjen e temperaturave në vend, rritet dhe rreziku i rënies së zjarreve në pyje. Në këto kushte duhet rritur gatishmëria nga ana e personelit pyjor pranë bashkive dhe emergjencave civile”.

AKP i bën thirrje të gjithë strukturave të pyjeve pranë bashkive të rrisin vigjilencën dhe kujdesin për rastet të tilla duke vepruar menjëherë.

“Raportoni çdo shenjë të mundshme të zjarrit dhe veproni menjëherë për të shuar zjarrin në fazën e hershme. Bashkëpunimi me autoritetet lokale dhe ekipet e zjarrfikësve është jetik për të mbrojtur natyrën tonë”, tha AKP.

Sipas AKP-së, zjarrvënia përbën vepër penale dhe për çdo rast do ketë denoncime dhe ndëshkim maksimal për njerëzit e papërgjegjshëm, shkaktar të zjarreve në pyje.

1 nga 5

/a.f/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›