Rrustemi, provë tek Erfurt
Blerim Rrustemi është etiketuar dje si "futbollist i dyshimtë" nga drejtuesit e Eintrahtit të Braunshvajgut, skuadër tek e cila ishte në provë gjatë kësaj jave futbollisti i kombëtares shqiptare. Mbrojtësi 24-vjeçar është larguar pa njoftuar nga stërvitja e Braunshvajgut, ndërsa më pas është mësuar se kishte shkuar të provohej te një tjetër skuadër e kategorisë së tretë gjermane, Rot Vais Erfurt. Meqë kjo skuadër është një rivale direkte e Braunshvajgut, drejtuesit e skuadrës kanë sulmuar ashpër Rrustemin për veprimin e tij. Lojtari i ishte këshilluar vetë trajnerit të Braunshvajgut, që shpreson të luftojë për ngjitjen në Bundesligën 2 gjatë pjesës së dytë të sezonit. Tashmë pritet të mësohet nëse Rrustemi do të kalojë provën tek Erfurti, pasi ai dëshiron që të aktivizohet në Gjermani, ku ka filluar karrierën.