Salihi: E prisja një ftesë
Nuk është në natyrën e tij që të bëjë polemika, përkundrazi... Edhe pse është sulmuesi më në formë i skuadrës dhe e priste një ftesë për miqësoren e 26 marsit, Hamdi Salihi respekton zgjedhjen e bërë nga trajneri Han. "Të them të drejtën e kam pritur një ftesë, por mora lajmin se nuk do të jem pjesë e skuadrës", tha sulmuesi shkodran. "Gjithsesi, u uroj shokëve të mi suksese. Unë do të vazhdoj rrugën time, të zhvilloj ndeshje të mira, e pas kësaj besoj se do të fitoj përsëri një vend në skuadër. Është kënaqësi të luash për kombëtaren. Unë jam i gatshëm të luaj çdo herë për Shqipërinë".