Romano Prodi, lamtumirë politikë!
Kryeministri italian, Romano Prodi, i cili tashmë është në prag të largimit nga detyra, gjatë një interviste për mediat italiane ka deklaruar se do të largohet përfundimisht nga politika. Në moshën 68-vjeçare, pikërisht një muaj para zhvillim të zgjedhjeve të reja në Itali, "Profesori" ka davaritur çdo dyshim për të ardhmen e tij. "I dhashë fund impenjimit tim në politikën italiane, madje edhe me politikën në përgjithësi. Bota ofron shumë mundësi dhe ka gjithnjë diçka të re për të bërë", tha ai.