E Hënë, 2 Nëntor 2026

Salla: Më shumë siguri juridike për fermerët përmes reformës së tokës

TIRANË, 10 qershor/ATSH/ Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla zhvilloi sot një takim me  ekspertë të FAO-s, me të cilët diskutoi mbi projektin “Mbështetje për përmirësimin e menaxhimit të tokës dhe zhvillimin rural lokal në kontekstin e anëtarësimit në BE”.

Ky projekt ka në fokus progresin e reformës së konsolidimit të tokës bujqësore, një hap strategjik për modernizimin e bujqësisë, rritjen e konkurrueshmërisë së fermave dhe zhvillimin e qëndrueshëm rural.

“Përmes kësaj nisme po ndërtojmë bazat për një përdorim më efikas të tokës, më shumë siguri juridike për fermerët dhe krijimin e njësive bujqësore më funksionale, në përputhje me standardet dhe praktikat më të mira të Bashkimit Europian”, tha Salla, në një postim në rrjetet sociale.

Ky projekt synon të ndihmojë Shqipërinë në përafrimin e politikave të saj të bujqësisë dhe zhvillimit rural me standardet e Bashkimit Europian, në kuadër të procesit të anëtarësimit.

Projekti mbështet forcimin e institucioneve, përmirësimin e administrimit dhe përdorimit të tokës, si dhe nxitjen e zhvillimit ekonomik në zonat rurale.

1 nga 3

/k.s/r.e/

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›