E Diel, 1 Nëntor 2026

Dogana bllokon kokainë, katër gurë të dyshuar si diamante dhe detektor metalesh në Portin e Durrësit

TIRANË, 10 qershor/ATSH/ Dogana Durrës, në bashkëpunim me strukturat e Policisë së Shtetit, ka bllokuar sot në Portin e Durrësit një sasi lënde narkotike të dyshuar si kokainë, katër gurë të çmuar të dyshuar si diamante, si dhe një aparaturë elektronike për detektimin e metaleve të çmuara.

Sipas njoftimit zyrtar, zbulimet u kryen gjatë kontrolleve të ushtruara mbi automjete dhe udhëtarë që mbërritën në vend me tragetin e linjës Ankona-Durrës.

Gjatë kontrollit të një automjeti, shërbimet doganore konstatuan një valixhe që përmbante një aparaturë elektronike për detektimin e metaleve të çmuara, së bashku me aksesorët përkatës të montimit.

Në një rast tjetër, gjatë kontrollit fizik të një shtetasi që udhëtonte me automjet të ardhur nga Italia, u gjetën katër paketime transparente me gurë të ngjashëm me diamantet.

Po ashtu, në një automjet tjetër u zbulua një sasi e dyshuar lënde narkotike, kokainë, e fshehur në një veshje të vendosur në kabinën e drejtuesit të mjetit.

Të gjitha rastet janë referuar pranë strukturave kompetente për vijimin e procedurave ligjore dhe hetimeve të mëtejshme, me qëllim përcaktimin e natyrës së materialeve të sekuestruara dhe dokumentimin e plotë të ngjarjeve. /j.p/

1 nga 3

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›