Sarkozi: Kosova s'është rast si Osetia
Presidenti i françez, Nikolas Sarkozi deklaroi se Kosova nuk mund të jetë precedent për Osetinë Jugore dhe Abkhazin.
Kosova është rast i veçantë se për vite me radhë janë zhvilluar negociata nën patronazhin e Kombeve të Bashkuara, deklaroi Sarkozi në samitin e djeshëm në Bruksel.
Sarkozi deklaroi se, ka përkujtuar presidentin rus se, "kur Evropa e ka njohur Kosovën, Rusia ka dënuar vendimin e till dhe tani nuk duhet të çuditet kur ne bëjmë të njejtën".
"Përkujova presidentin Rus, Dimitrij Medvedev se kur Evropa e ka njohur Kosovën, Rusia ka dënuar një vendim të till. Atëherë nuk duhet të befasohet që ne tash e gjykojmë Rusinë”, deklaroi Sarkozi.
Milloshoski:Njohja e Kosovës pa dëmtuar marrëdhëniet me fqinjët Shefi i diplomacisë së Maqedonisë, Antonio Milloshoski deklaroi se Maqedonia do ta njohë Kosovën duke pasur parasysh në plan të parë interesat kombëtare.
"Maqedonia do të sjellë vendimin në kohën dhe mënyrën kur ajo do të jetë më mirë për interesat kombëtare pa dëmtuar marrëdhnëniet e arritura me shtetet fqinje të rajonit", deklaroi shefi i diplomacisë, Antonio Milloshovski.
Ai theksoi se Prishtina dhe Shkupi po intensifikojnë marrëdhëniet midis tyre dhe se po vazhdojnë procesi i përforcimit të tyre.
Shefi i diplomacisë, Milloshoski këtë qëndrim e prezantoi para anëtarëve të Komisionit të Politikës së Jashtme të Parlamentit të Maqedonisë, ku u shpalosën aktivitetet në planin e politikës së jashtme.
Qeveria e Maqedonisë është e ndarë lidhur me çështjen e njohjes së Kosovës. BDI që është pjesë e koalicionit qeveritar në disa raste është deklaruar nëpërmjet reprezentuesve të saj qeveritar se njohja e Kosovës do të ndodhë shumë shpejt.
Deputetja e BDI-së, Ermira Mehmeti pranë komisionit parlamentar për politikë të jashtme deklaroi sërish se në një moment shumë të afërt do të ndodhë njohja e Kosovës nga Shkupi zyrtar. Sipas saj, procesi i njohjes shkon paralelisht me procesin e përcaktimit të kufirit midis dy vendeve.
Në kuadër të këtyre debateve, PDSH opozitare do të paraqes një Rezolutë pranë Parlamentit të Maqedonisë për njohjen e pavarësisë së Kosovës. (INA)