E Diel, 1 Nëntor 2026

Serxho Ramos, ultimatum për rrogën

Mbrojtësi i Realit të Madridit, Serxho Ramos, ka kërkuar një rritje të ndjeshme të rrogës së tij brenda fundit të këtij sezoni, në të kundërt do të largohet nga madrilenët. Futbollisti ka shkëlqyer në dy sezonet e fundit, duke u cilësuar si i pashitshëm nga presidenti Ramon Kalderon. Por duket se Ramos nuk kënaqet me këtë vlerësim, pasi dëshiron ta transformojë atë në përfitim financiar. Aktualisht, rroga e tij është 2.5 milionë euro në sezon, por mbrojtësi kërkon që kjo shumë të shkojë në 6 milionë, shifër e cila përfitohet vetëm nga emrat e mëdhenj si Raul, Kasijas, Kanavaro apo Van Nistelroi. Ultimatumi ka shqetësuar Kalderon, i cili i ka premtuar menaxherit të Serxho Ramos një rritje të ndjeshme të rrogës, ndonëse vështirë se ajo do të shkojë në 6 milionët e kërkuar. Një situatë e tillë mund të favorizojë Interin e Milanin që e kanë kërkuar lojtarin.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›