E Diel, 1 Nëntor 2026

Francezi injoron ekipin kombëtar

David Trezege duket se po bëhet gati t‘i thotë përfundimisht lamtumirë Kombëtares së Francës. "Nuk jam një futbollist që i mungoj Kombëtares dhe as mua nuk më mungon ajo. Në këtë moment ka lojtarë si Benzema, të cilët kanë besimin e trajnerit më shumë se unë. Nëse kanë arritur të kualifikohen në EURO 2008 pa ndihmën time, do të thotë se grupi ka kualitet të mjaftueshëm. Nuk do të luaj me kombëtaren e rezervave, pasi nuk e kuptoj se për çfarë shërben një gjë e tillë. Për një lojtar të nivelit të lartë nuk është maksimumi të luajë në fusha të panjohura para shumë pak spektatorëve në ndeshje që nuk kanë vlerë", deklaroi Trezege.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›