E Diel, 1 Nëntor 2026

Shisnin kokainë në lokal, pranga katër shpërndarësve

Një grup shpërndarësish droge kanë përfunduar në prangat e policisë, kur ata kishin organizuar një festë për klientët e tyre. Operacioni për kapjen e katër personave u realizua gjatë orëve të natës në një zonë të Tiranës. Informacioni i kishte mbërritur policisë për këtë grup pas kapjes së një përdoruesi mesditën e së mërkurës. Kështu, antidroga e kryeqytetit ka mundur t‘u sekuestrojë pesë personave të arrestuar edhe lëndën narkotike të llojeve të ndryshme.

Në një konferencë për shtyp, Drejtoria e Policisë së Tiranës deklaroi se profesionalizimi nga specialistët e sektorit të luftës kundër drogës, kanë mundësuar finalizimin e operacionit të koduar "Inaugurimi" mbi lokalizimin e bllokimin e një lokali, ku njëkohësisht u arrestuan edhe katër persona. Lokali i bllokuar dyshohet se shërbente për shpërndarjen dhe shitjen e lëndëve narkotike. Sipas të dhënave zyrtare, në prangat e antidrogës përfunduan Migen Gafurr Mele, 25 vjeç, Romeo Gjergji Kio, 26 vjeç, Elton Reshat Dodo, 29 vjeç dhe Marius Fatmir Sulaj, 24 vjeç, të gjithë banues në Tiranë. "Arrestimi i tyre u realizua pas një operacioni në rrugën "Sitki Çiçi", në lokalin "Red Lion" të marrë me qira, ku këta persona u kapën në flagrancë", deklaroi policia. Sipas grupit hetimor, këta persona kishin organizuar një festë për inaugurimin e lokalit të tyre. Ndërkohë, veç faturës së lokalit, mbështjellë në të dërgoheshin edhe dozat e drogës. Gjithashtu, Policia e Tiranës tha mbrëmë se ka arrestuar një nëpunës të Ministrisë së Bujqësisë. Murat Shehu dyshohet se i ka marrë ryshfet dhjetëra milionë lekë një firme që importonte lule në vendin tonë. Burimet pohojnë se Shehu ka qenë nën hetim për disa muaj në bazë të disa informacioneve operative.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›